Hoxha: Insistojmë që Presidenti të zgjidhet në Kuvend, sepse edhe shqiptarët kanë dëshmuar se janë të aftë të udhëheqin me pozitat kryesore shtetërore

Kryetari i Partisë Demokratike Europiane, Arjanit Hoxha në emisionin Klan Debat në Televizionin Klan Macedonia deklaroi se në këto 20 vite qeverisje, shqiptarët kanë dëshmuar se janë të aftë të udhëheqin me pozita kyçe shtetërore dhe se si popull kemi shënuar progres të madh në zhvillimin e demokracisë në vend.

“Ka një sakrificë të madhe ajo ku duam ta shohim ne Maqedoninë e Veriut, ndaj ka qenë një debat më i madh dhe ndërtimi i mirëbesimit dhe vendosja e misionit që duhet ta përmbushim ka qenë ajo që na ka bashkuar. Unë dhe sot e ceka se ne mun të kemi pikëpamje dhe qasje të ndryshme politike, por vijat e kuqe gjithëmon kanë ekzistuar në faktorin politik shqiptar. Ky front duhet të marrë maksimumin e votave të shqiptarëve për të garantuar të paktën që nuk do të lëvizim nga pozicionet të cilat kemi arritur. Arritja e kryeministrit shqiptar në dukje është arritje simbolike, por ai po i kryen detyrat njejtë si të jetë kryeministër i një qeverie normale që duhet të garantojë mbarvajtejen e të gjithë proceseve politike. Atë që ne po ja dëshmojmë faktorit ndërkombëtar por edhe maqedonas është se shqiptarët kanë kapacitetin për të menaxhuar me institucionet. Këto zgjedhje na kanë bashkuar të gjithë faktorët e këtij fronti, që jemi të bindur se presidenti duhet të zgjidhet nga Kuvendi me dy të tretat ku do të ketë konsenzus etnik. Me zgjedhjen e presidentit nga Kuvendi hapet mundësia që shqiptarët të kenë një nga pozitatat më të rëndësishme në shtet, që është shumë e rëndësishme dhe një vijë e kuqe e arritur ku shqiptarët do të kenë qasje”, tha Hoxha.

Ai shtoi se Fronti Europian këtë herë ka bashkuar të gjitha bashkësitë etnike të vendit, duke dëshmuar se bashkarisht arrihen sukseset institucionale.

“Sot mbas 20 viteve me atë që është punuar në mënyrë permanente me ndërtimin e universiteteve, dhe shumë institucioneve të tjera që ndikuan në rritjen e kulturës, aspektit social e edukativ, tregon se shqiptarët kanë kuadro shumë të përgatitura që mund ta udhëheqin pushtetin. Është e rëndësishme që ne ta vazhdojmë me kuadro të përgatitur rrugëtimin politik që mos të jemi as provokues karshi faktorit politik maqedonas por të jemi edhe të denjtë për t’i ushtruar pozicionet. Këto faktorë të rëndësishëm unë nuk i shoh te opozita shqiptare, fotografia gjenerale tek ata nuk është kjo. Ne për herë të parë kemi mkrijuar një situatë ku në këtë koalicion do të ketë edhe deputetë të komunitetit turk, komunitetit rom të cilët bashkarisht do t’i mbrojmë këto arritje institucionale”, deklaroi Hoxha.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu