“Hoxha” nga Turqia dënohet me 8.658 vjet burg

Një gjykatë në Stamboll ka dënuar një televangjelist, i cili e rrethonte veten me gra gjysmë të zhveshura, të cilat ai i quante “kotele” me 8 658 vjet burg në një rigjykim, njoftuan mediat lokale turke.

Adnan Oktar, i cili është përshkruar si një “udhëheqës kulti”, drejtoi programe televizive i rrethuar nga gra, ndërsa predikonte kreacionizmin dhe vlerat konservatore, shkruan Al Jazeera.

Ai gjithashtu botoi libra në shumë gjuhë anembanë botës, me pseudonimin Harun Yahya, ndërsa veten e quante hoxhë.

66-vjeçari dhe qindra ndjekës të tij u arrestuan në vitin 2018 pasi një bastisje e policisë në vilën e tij zbuloi se ai drejtonte një rrjet kriminal nën maskimin e një kulti heterodoks islamik, i cili kryente fushata ndërkombëtare kundër evolucionit përmes shtëpive botuese dhe mediave të ndryshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu