Hoxhaj: PDK do ta kthejë Ministrinë e Diasporës

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një video adresimi për publikun ka thënë se ka një plan konkret për diasporën.

Në mesin e disa premtimeve, Hoxhaj ka thënë se do ta rikthejë Ministrinë e Diasporës.

“Zotimi im si kryeministër dhe i PDK-së për diasporën është konkret. Kosova duhet ta bëjë diasporën pjesë të zhvillimit dhe shtetndërtimit. Në planin tonë konkret përfshihen tri vende në listën e PDK-së për deputetë, rikthimin e ministrisë së Diasporës, ulëse të rezervuara në Kuvendin e Kosovës dhe lirim nga pagesat e sigurimit kufitar. Bashkë do ta realizojmë këtë plan”, ka thënë ai.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare do të mbahen më 14 shkurt, ndërsa partitë politike kanë kohë 10 ditë që të bëjnë fushatë zgjedhore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu