Hristijan Mickoski u rizgjodh kryetar i VMRO-DPMNE-së

Hristijan Mickoski u rizgjodh sërish në krye të partisë VMRO-DPMNE, shkruan Alsat. Kandidatura e tij u mbështet nga 489 nga 493 delegatë. Mickoski ishte i vetmi kandidat për kryetar të partisë opozitare.

Në kongresin e sotëm u prezantua doktrina apo platforma e re e partisë, ndërsa në fjalimin e tij pak para fillimit të kongresit, Mickoski tha se partia për një kohë të shkurtër do të qëndrojë në opozitë dhe se vendit i duhen zgjedhje të parakohshme parlamentare./ Alsat.mk


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu