Humb jetën një e moshuar nga zjarri në fshatin Bukoviq të Shkupit

M.B (83) mbrëmë është gjetur e vdekur në shtëpinë e djegur të saj në fshatin Bukoviq të Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftojnë nga MPB, mbrëmë në stacionin policor në Shkup është paraqitur se në orën 13:25 në fshatin Bukoviq, deri tani për arsye të panjohura është hapur zjarr në shtëpinë e R.B (49), me çka janë djegur tërësisht kati përdhesë dhe kati i parë, ku edhe nëna e tij M.B është gjetur e vdekur.

Zjarri është shuar nga ekipi i brigadës për mbrojtje nga zjarri dhe pas urdhërit të prokurorit publik, trupi i është dorëzuar familjes për varrim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu