Humbi finalen e Champions, PSG merr vendimin e hidhur për Tuchel

Humbja në finalen e Ligës së Kampioneve nga Bayern, pritet t’i kushtojë me shkarkim trajnerit të PSG, Thomas Tuchel. Bëhet e ditur se drejtuesit e ekipit francez pritet t’ia shkëpusin kontratën Tuchel që i skadon në vitin e ardhshëm.

Si pasardhës i Tuchelit te PSG-ja, po shihet trajneri italian Massimiliano Allegri që tashmë një vit është i papunë. Tuchel është në krye të PSG-së prej fillimit të sezonit 2018/19 dhe deri më tash me ekipin francez ka fituar gjashtë trofe, përfshirë këtu edhe dy tituj kampioni të Ligue 1.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu