Humbjet e ushtrisë ukrainase sipas Moskës

Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov tha se deri më tani kanë shkatërruar 172 avionë, 125 helikopterë dhe 3.168 tanke e automjete të blinduara që i përkasin Ukrainës.

Gjenerali rus e tha këtë në një dalje për gazetarët, ku bëri bëri deklarata lidhur me veprimet e njësive ushtarake ruse në luftën në Ukrainë (e cila filloi më 24 shkurt 2022).

Duke theksuar se ofensiva në Ukrainë vazhdon, Konashenkovi tha se 4 qendra komanduese, 45 zona me njësi ushtarake dhe automjete teknike, 7 depo municionesh dhe karburanti u goditën në vendbanimet Bahmut, Berestovoye, Soledar, Pokrovskoye, Konstaninovka dhe Maslyakovka në rajonin e Donjeckut me raketa me precizion të lartë të lëshuara brenda një dite.

Përveç këtyre,- vijoi Konashenkov,- kemi asgjësuar sistemin raketor të mbrojtjes ajrore Osa-AKM në afërsi të Severska dhe sistemin e drejtimit dhe radarit të mbrojtjes ajrore me raketa “S-300” në rajonin e Harkovit.

Pasi njoftoi se njësitë taktiko-luftarake ajrore ruse kanë goditur 3 qendra komanduese dhe 47 zona ku ndodheshin ushtarë dhe armë ukrainase, Konashenkovi tha se si rezultat i këtyre sulmeve janë neutralizuar 280 forca të armatosura nacionaliste dhe 59 automjete teknike ushtarake.

Duke vënë në dukje se janë goditur edhe 12 qendra komandimi të baterive të raketave dhe artilerisë si dhe 213 zona ushtarake, Konashenkov shtoi se sistemet ruse të mbrojtjes ajrore kanë goditur në ajër 10 mjete ajrore pa pilot të Ukrainës në rajonet Harkov dhe Herson.

“Deri më sot kemi shkatërruar 172 avionë, 125 helikopterë, 952 mjete ajrore pa pilot, 314 sisteme raketore të mbrojtjes ajrore, 3 mijë e 168 tanke dhe automjete të blinduara, 396 raketahedhës shumëgrykësh, 1.571 aviatorë dhe mortaja, 3.039 automjete speciale ushtarake që i përkisnin Ukrainës”,– tha Konashenkov./trt


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu