Hungaria nuk e respekton vendimin e BE-së për hapje të kufijve, lejon vetëm Serbinë

Hungaria nuk do të zbatoj kërkesën e Bashkimit Europian për të shtuar në listën shteteve të sigurta për udhëtim shtetet jo anëtare të BE’së, përveç Serbisë, ka thënë Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban.

“Në këtë moment ne nuk mund të mbështesim kërkesën e BE’së…pasi kjo do të ishe kundër interesave të shëndetit publik të popullit të Hungarisë” tha i në një video të publikuar në faqen e tij në rrjetin social Facebook të enjten.

Viktor Orban konsiderohet mjaft kontradiktor nga shtete anëtare të BE’së dhe jo rrallë herë janë përplasur për çështje të ndryshme. Orban konsiderohet si politikan konservator i krishterë i djathtë nga qarqe në Europë dhe ai ka mospajtime dhe nuk kursen as ofendimet, siç ndodhi herën e fundit kur ai vlerësoi se BE’ja është ‘një kambanë prej qelqi’ në Bruksel.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu