Hyri në “Big Brother Vip 2”, Dea Mishel: Jam këtu vetëm sepse jam e bukur

Dea Mishel është banore në shtëpinë e “Big Brother VIP 2” këtë edicion. Blogerja në klipin prezantues u shpreh shumë e emocionuar për këtë eksperiencë të re, ndërsa u shpreh se aty gjendet vetëm sepse është e bukur.

“Unë jam Dea Mishel. Jam 27 vjeç, kam studiuar për arkitekturë, por kam eksperimentuar pak me prezantimin, aktrimin, në disa fusha dhe tani jam e emocionuar për këtë rrugëtim të ri. Jam këtu vetëm sepse jam e bukur. Difekti im më i madh është që jam shumë shpesh me vonesë dhe e kam pak të vështirë të fal, kur më lëndon dikush që dua. Nuk do e ndryshoja kurrë mënyrën si jam për t’i pëlqyer dikujt tjetër. Loja ime e preferuar është ajo me zemrat e njerëzve”, tha Dea.

Kujtojmë se Dea është pikërisht vazja që me “humor të zi” ngriti një pyetje që trazoi rrjetin.

“Fëmijët jetim kur ju kërkohet të vizatojnë shtëpi, vizatojnë një shtëpi normale apo një institucion? E teksa e tha këtë ajo u mek nga të qeshurat, por më pas e fshiu videon. Pasi u kryqëzua ajo kërkoi dhe falje për pyetjen e saj.

“Me vjen shumë keq në qoftë se diçka që kam thënë ka lënduar persona të një kategorie shumë të ndjeshme për të cilët unë vet jam kujdesur ti ndihmoj sa herë të mundem dhe kam një plan të bëjë diçka edhe më të bukur, uroj që të realizohet. E kam gojën pak të keqe ndonjëherë por zemrën e kam të mirë, ju kërkoj ndjesë, ju dua shumë të gjithëve dhe uroj ti japim sa më shumë dashuri njëri- tjetrit sepse këtë kam mësuar këto ditë”, u shpreh ajo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu