Hyri nga dritarja e veturës në lëvizje dhe shpëtoi shoferin që kishte humbur vetëdijen (VIDEO)

Randy Tompkins nga Illinois i Shteteve të Bashkuara, ka hyrë përmes dritares në një veturë, shoferi i së cilës kishte humbur kontrollin dhe voziste në drejtim të jo të rregullt.

Pasi ka ndaluar makinën e tij, ka shkuar te mjeti që lëvizte në mes të rrugës dhe ia doli ta ndalonte.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe forcat e rendit, të cilët pasi e kanë nxjerrë shoferin, veturën e kanë larguar nga rruga.

Videoja është përhapur me shpejtësi në internet, ndërsa ndihmësi që veproi me shpejtësi ka marrë shumë lëvdata.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu