“Hyrrem” i “çmend” fansat shqiptarë, thotë në shqip: Të dua Kosovë

Hyremi shqip : Të dua Kosova. Aktorja e njohur turke ka përshëndetur të gjithë fansat në Kosovë.

Aktorja e njohur turke, Meyrem Ozerli apo siç njihet nga roli i saj i famshëm sulltanesha “Hyrem”, sot ka ardhur me një surprizë për fansat e Kosovës.

Meyrem u pa sot në shoqëri të grimeres së njohur kosovare Dafina Neziri e cila ndau një video me aktoren ku e mësoi atë t`i pëshëndeste shqiptarët në gjuhën shqipe.

Derisa po e grimonte aktoren e njohur ajo shfrytëzoi rastin duke i kërkuar asaj që të fliste shqip.

“Të dua Kosova”, tha Meyrem derisa po buzëqeshte për kamerën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu