I biri bën 4 vjeç, Adelina Tahiri e uron me fjalët më të bukura: Më ke zbukuruar jetën

Adelina Tahiri feston sot një ditë të rëndësishme në jetën e saj. Katër vite më parë, këngëtarja solli në jetë një djalë me bashkëshortin Serjoza Markov, të cilin e quajtën Jon. Këngëtarja ka publikuar disa momente më të birin, ndërsa shprehet se do të jetë pranë tij pavarësisht gjithçkaje.

“Jeta Mamit! Urime ditëlindjen dhe gjithë të mirat e kësaj bote të dëshirojmë. Falenderoj Zotin çdo ditë për ty që të kam dhe që më zbukurove jetën. Do jemi gjithmonë afër teje dhe në ngritjet e tua, në uljet e tua. Dhe kur duhet dikush të t’i fshi lotët prapë unë do të jem aty, dhe në gëzimet dhe sukseset e tua unë prapë do të jem aty. Gjithmonë nëna më krenare për ty! Tputh pa fund Mami Urime Ditelindjen Jon. Te don Tate”, shkruan ajo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu