I dhanë 24 litra pije të gazuara, gomarit i ndodh e papritura

Veterinerët iu drejtuan pijeve me gaz për të ndihmuar në lehtësimin e bllokimit në stomakut të një gomari të sëmurë. Joey nga ‘The Donkey Sanctuary’ në Sidmouth, Devon, kishte një sëmundje të njohur si impaksioni gastrik. Ishte aq keq sa gomari nuk mund të hante e të pinte asgjë dhe kishte shumë dhimbje.

Veterinerët i dhanë Joey-t 24 litra pije të gazuara gjatë katër ditëve përmes një tubi në hundë dhe tani ai është kthyer në normalitet. Veterineri Jamie Forrest tha se pija e gazuar lehtësoi bllokimin, një procedurë që ai e kishte provuar më parë me rezultate vërtet të mira. Ai shpjegoi se ata përdorën kola me yndyrë të plotë sepse Joey kishte nevojë për kalori shtesë për të parandaluar dëmtimin e mëlçisë dhe veshkave.

“Ne e administruam kola-në duke i futur një tub në hundë Joey-t, që i shkonte direkt në stomak”, tha ai.

“Dhe më pas ne ja dham pijen tre herë në ditë, gjatë një periudhe katër ditore për të zhdukur dhe zbehur bllokimin.” Ai gjithashtu paralajmëroi se kola duhet t’u jepet kafshëve vetëm nga një veteriner për një arsye specifike, dhe jo si pije e zakonshme.

“Joey është kthyer në gjendjen e tij të zakonshme dhe ai gjithashtu ka bërë një mik të ri, kështu që ai po ecën shumë mirë,” tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu