Vetëm pak momente pasi nisi, seanca e Kuvendit u ndërpre sërish, pasi deputeti demokrat Flamur Noka i ka hedhur miell në fytyrë kryeministrit Edi Rama.
Vetëm pak momente pasi nisi, seanca e Kuvendit u ndërpre sërish, pasi deputeti demokrat Flamur Noka i ka hedhur miell në fytyrë kryeministrit Edi Rama.
Pas Flamur Nokës edhe deputeti Klevis Balliu ka hedhur miell ndaj kryeministrit. Ndërhyrja e punonjësve të Gardës ishte e shpejtë, ndërsa kryeministri Rama u mundua ta kalojë qetësisht këtë moment, duke mos u çuar nga vendi, por thjesht duke konsumuar ujë.
Me pluhurin e përhapur në ajër, u bënë me miell edhekryeparlamentari Gramoz Ruçi, zv.kryeministrja Senida Mesi dhe ministri i JashtëmDitmir Bushati. Më tej Rama është fotografuar teksa heq xhaketën, dhe qëndron iulur në vendin e tij.
Opozita ka bllokuar foltoren e Kuvendit, dhe do ta bëjë këtë veprim, derisa kreu i qeverisë Rama të përjashtohet me 10 ditë nga Kuvendi, pasi ofendoi dhe fyeu shqiptarët duke i krahasuar me organin gjenital mashkullor. Popullit nuk i ngrihet – tha Rama dy seanca më parë – duke ju referuar shpirtit të protestës të shqiptarëve.