I infektuari del nga izolimi dhe shkoi në klub nate, 280 persona futen në karantinë

Del nga karantina i infektuari dhe shkon në një klub nate. I rrezikon 280 persona tjerë. Vepra e tij konsiderohet vepër penale.

Mjeku kantonal Solothurn në Zvicër dërgoi 280 persona në karantinë të enjten në mbrëmje, sepse një person theu izolimin dhe shkoi në një festë në një klub nate edhe pse ishte i infektuar.

Andreas Faller, avokat i specializuar në ligjin shëndetësor tha se personi në fjalë ka kryer veprën penale “Dëmi trupor”.

Kjo nënkupton që personi me vetëdije pranoi të infektonte njerëzit e tjerë me Coronavirus. Kjo varet nga sa e rrezikshme është rrjedhja e sëmundjes së të infektuarve, nëse kjo tashmë përfshin dëmtim fizik.

Avokati ka thënë “Dëm të thjeshtë trupor” është burgim deri në tre vjet ose gjobë, nëse një person i infektuar paraqet një ankesë penale. “Dëmi i rëndë trupor”, ndiqet sipas detyrës zyrtare, ku dënimi është deri në dhjetë vjet burgim.

Faller, ka sqaruar më pas se: “Problemi është të vërtetoni se ai me të vërtetë infektoi personin tjetër”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu