I moshuari 106 vjeçar nga Tetova që mban akoma Ramazanin

Nga Breza e Shkupit për një jetë më të mirë në fshatin Sllatinë të Tetovës. Kjo është e kaluara familjes Rustemi që tashmë disa dekada jetojn bashk me sllatinasit, informon portali “tetova1”.

Dhe anëtari më i vjetër i familjes është Xhemail Rustemi që në Sllatinë njihet si Aga Xhemë.

Aga Xhemë prej fshatit Brezë të Shkupit bashk me dy djemt e tij në vitin 1978 u vendos në Sllatinë. Edhe pse 106 vjeçar ndjehet mjaft i fort dhe i shëndetshëm. Dhe si i tillë ka vazhduar të agjëroj Ramazanin edhe në vitet e fundit kur dihet që ditët e Ramazanit janë më të gjata.

Banorët e Sllatinës tregojn se edhe pse është në moshën 106 vjeçare Aga Xhemë kujdeset edhe për kopshtin dhe arrinë që disa produkte ti shes në qerndrën e fshatit apo fshatin fqinj në Tearc.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu