I moshuari nga Shkupi ngjitet në skenë për të përqafuar Bilall Kasamin: Je kryetari më i suksesshëm në Maqedoni

Një moment i veçantë dhe emocional u regjistrua gjatë konventës promovuese të koalicionit VLEN, e cila u mbajt në Shkup.

Teksa kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, po mbante fjalimin para të pranishmëve, një burrë i moshuar nga Shkupi u ngjit në skenë dhe e përqafoi publikisht liderin opozitar.

Plaku, i emocionuar dhe mes duartrokitjeve të publikut, iu drejtua Kasamit me fjalët:

“Je kryetari më i suksesshëm në Maqedoni”, duke e cilësuar atë si shembull të udhëheqjes së ndershme dhe vizionare.

Ky gjest simbolik u prit me entuziazëm nga të pranishmit, të cilët shpërthyen në ovacione e brohoritje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu