I pari samit me Biden si president, liderët e NATO-s mblidhen për foton e përbashkët

Liderët e NATO-s janë mbledhur në Bruksel të Belgjikës për foton e radhës të përbashkët, siç ndiqet tradita nga grupi në çdo samit historik.

Sesioni fotografik do të pasohet nga agjenda kryesore e ditës ndërsa liderët globalë janë të vendosur që të diskutojnë me Rusinë dhe Kinën, midis çështjeve të tjera.

Ky është samiti i parë i aleancës me Biden si president i SHBA i cili mori pjesë edhe në samitin e G7 gjatë fundjavës në Angli. Shumë nga homologët e Biden në samitin e NATO-s kanë komentuar mbi rolin global të SHBA-ve dhe ribashkimin ndaj multilateralizmit nën presidentin e ri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu