I riu shqiptar bën thirrjen publike: Mos e gjykoni familjen e të moshuarës që e çuan në azil

Në një rrëfim për JOQ Albania një djalë i ri i cili punon si kujdesar i të moshuarve në një azil në Gjermani i ka bërë thirrje opinionit publik të mos gjykojë familjen e të moshuarës.

Ai shkruan se ata kanë nevojë për kujdes të veçantë, që jo të gjithë e kanë mundësinë t’ia ofrojnë. I riu rrëfen eksperiencën e tij personale dhe jep një mesazh të rëndësishëm në shkrimin e tij.

OPINIONI I DJALIT

”Përshendetje JOQ. Edhe unë sikur gjithë shqiptarët në mbarë botën, jemi të shokuar nga pamja e azilit në Pejë. Një akt barbar ndaj një zonje në moshë, përpos problemeve të saj shëndetësore/mendore, duhet edhe të dhunohet. E tepruar aq sa nuk ka fjalë të përshkruhet.

Arsyeja që ju shkruaj, është sepse shumë bashkatdhetarë janë të revoltuar edhe ndaj familjes së zonjës së moshuar, po aq sa akti infermieres, për arsyen e të dërguarit të prindit në azil. Fillimisht dua të them që si prindërit nuk ka. Jetën e japim t’i shohim mirë, saqë ndonjëherë jemi të DETYRUAR t’i dërgojmë në azil.

Unë jetoj në Gjermani, punoj në azil. Pacientët me probleme mendore, si rasti i zonjës, duan një kujdes 24 orë. Që familja e zonjës mund të mos ketë patur rastin të ia japë nenës së tyre. Shkojnë në punë, ndoshta bëjnë edhe punë të dyta, kanë përgjegjësi për femijët dhe shtëpinë. Pas lodhjes ditore, duan të qetësohen me pak gjumë, për t’u përgatitur për ditën e nesërme. E kështu me radhë.

Në azilin ku punoj… Pacientë me probleme mendore, dilnin shpesh gjatë ditës por edhe gjatë natës. Dënohesh me ligj të mbyllësh derën kryesore me çelës, pasi azili nuk është burg. Me polici i kërkonim, qindra qindra herë. Pacientë që i vënë flakën dhomës, sepse ndiejnë ftohtë (edhe pse temperatura e dhomës është e qëndrueshme). Zihen me pacientë të tjerë, sepse mendojnë që është e drejta e tyre.

Unë nga pacientë të tillë kam patur shumë aksidente. Jo vetëm unë por të gjithë kolegët e mi. Kundërpergjigjia jonë ndaj agresorëve, është QETËSUESI. Çdo pacient ka një dosje, aty shënohen edhe veprimet që duhen ndërmarrë në rast krizash. Do thoni ju jeni në Gjermani dhe keni frikë, se ashtu do bënit dhe ju. Jooo. Nuk kam frikë Gjermaninë, se ligji funksionon njësoj në gjithë botën. Por unë kam bërë një betim kur kam marrë licencën, dhe pacienti duhet të trajtohet mirë, në çdo rast. Kur bëhet agresiv, bëhet se ka problemin e tillë, jo se dëshiron të më sulmojë mua. Janë qetësuesit që e sjellin në vete.

Ndaj, mos ta gjykojmë familjen e të moshuarës për faktin që dërgoi nënën në azil. Pasi mund të kemi dhe ne fatin e keq të tillë, ku për sigurinë e saj, dhe pamundësinë tonë, na duhet ta dërgojme në azil. Ndaj të ngrejmë zërin, që ky rast mos të përseritet më KURRË. Dhe zëri ynë, mos të dëgjohet vetëm 3 ditë.

Respekt dhe për prindërit e monstrës infermiere, pasi prinderit nuk janë përgjegjës për gabimet e fëmijëve dhe anasjelltas. Ajo monstër dhe ato bashkëpunëtoret e saj, marrshin dënimin e merituar. Dashtë Zoti ka “burrnesha” në burg, t’i mësojnë monstrave se si është të dhunohesh kur nuk ke mundësi dhe fuqi mbrojteje.

Nëse e shikoni të arsyeshme JOQ ta publikoni këtë shkrim, pasi përpos shokimit që iu rrahën nënën, familja e të moshuarës do hasë në paragjykime të shumta edhe nga ndjekësit pse kanë mbyllur nënën në azil.

Ju falenderoj, dhe ditë të bukur.“ tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu