I trembeshin fluturimit, mesazhi i fundit i çiftit që humbi jetën në avionin e “Air India” (VIDEO)

Pak çaste para se të hipnin në avionin që më pas do të përfundonte në një nga aksidentet më të rënda ajrore të viteve të fundit në Indi, një çift britanik ndau në Instagram një video që sot është kthyer në simbol të një lamtumire tragjike.

Jamie Ray Meek, një nga 53 shtetasit britanikë që ndodheshin në bordin e fluturimit AI171 të “Air India”, publikoi një video të shkurtër në Instagram nga aeroporti i Ahmedabad-it, ku shfaqej duke buzëqeshur dhe duke përshëndetur:
“Jemi në aeroport, sapo po hipim në avion. Lamtumirë Indi, për një fluturim 10-orësh drejt Londrës.”

Në video, që është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, Meek flet i qetë dhe i buzëqeshur, ndërsa në sfond shfaqet edhe partneri i tij.

Në fund të klipit ai shprehet:
“Gjëja që mora më shumë me vete nga kjo udhëtim: mos e humbni durimin me partnerin tuaj. Po kthehem i lumtur, shumë i qetë.”

Kjo deklaratë e thjeshtë, me ton reflektiv dhe optimist, është bërë tani një kujtim i dhimbshëm i një jete të humbur mes 244 personave që ndodheshin në bordin e avionit Boeing.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu