Ndonëse koalicioni mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës u premtua të ndodhnin shumë ndryshime në Qeveri, duket se do të jetë shumë e vështirë.
Koalicioni VV-LDK premtoi se do të kenë vetëm 12 ministri dhe këto do t’i ndajnë në mënyrë të barabartë mes dy partive, por duket se tani ka dalur një problem.
Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha në një prononcim për Indeksonline, ka deklaruar se kërkesa finale do të jetë që ky komunitet të kenë një ministri në Qeverinë e Albin Kurtit, në të kundërtën do t’i thonë “JO” Kurtit.
Berisha ka thënë PLE në Kuvend përfaqësohet nga dy deputetë dhe se presin realizimin e kësaj të drejte kushtetuese ku komunitetet jo shumicë janë të barabarta në Kosovë.
Kujtojmë se Albin Kurtit tanimë i kanë ndryshuar edhe numri i deputetëve pas vendimit të PZAP’it, ku NISMA është futur në Kuvendin e Kosovës me 6 deputetë, kurse VV nga ky vendim do t’i ketë minus 3 deputetë, ndërsa LDK-ja -1.