Ia thyen gotën e verës në fytyrë të dashurit, pamjet rrëqethës publikohen në internet (VIDEO, +16)

Një video amatore shfaq një vajzë e cila ia thyen gotën e verës në fytyrë të dashurit të saj, i cili për pak sa nuk e humbi shikimin.

Videoja është filmuar me telefon të mençur, shfaq Melissa Connolly duke sulmuar tani ish-partnerin Peter Cairns derisa ai po mundohej të largohej nga shtëpia e saj.

I mbuluar në gjak Carins dëgjohet duke kërkuar ndihmë, pasi një copëz e qelqtë e gotës i është ngulur në vetull.

Ndërkaq në seancën dëgjimore në Preston, ka dëshmuar edhe mjeku që kishte intervenuar te Cairns i cili tha se pacienti i tij është me fat që nuk e ka humbur shikimin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu