Ibrahim Kolari rikthehet në politikë: Dibrës i kemi borxh

Veprimtari i njohur i diasporës shqiptare në SHBA dhe ish-kryetar i Shoqatës Atdhetare “Dibra” në Nju Jork, Ibrahim Kolari në intervistën për INA flet për rikthimin e tij në politikë, situatën në të cilën gjendet Dibra dhe problemet me të cilat po ballafaqohet, mungesën e kushteve për të rinjtë, që detyrohen të emigrojnë dhe së fundi marrjen e postit të kryetarit të LR-PDSH në Dibër.

Ishit kandidat për kryetar në garën e zgjedhjeve të kaluara, duke fituar vota të konsiderueshme. Ju atëherë denoncuat për vjedhje masive të votave, duke u rikthyer në SHBA. Por tani kemi një rikthim të ri në politikë. Pse e morët këtë vendim ?

Kolari: Duke e parë gjendjen e rëndë të shqiptarëve në Maqedoni, por do të doja të veçoja Dibrën si qytetar që i takoj, unë vendosa që të rikthehem në politikë, sadopak të jap kontributin tim. Vendi për çdo ditë po shkatërrohet dhe jo të zhvillohet, vendosa që me përvojën time që edhe njëherë do tja rikthejë vendin meritor që duhet ta ketë për shkak se Dibra është një vend historik , i pasur me pasuritë nëntokësore dhe natyrore. Kështu që unë jam optimistë se dinjiteti i këtij vendi një ditë do ti rikthehet dhe kënaqësia e kësaj popullate do të jetë ashtu siç ka qenë dikur.

Por, përse u radhitet në radhët e LR-PDSH, pasi që ju jeni i njohur si kandidat i pavarur në zgjedhjet e fundit lokale ?

Kolari: LR-PDSH është një lëvizje e re që tregon se di të artikulojë atë që duan shqiptarët. Ziadin Selën si kryetar të saj e kam respektuar dhe kam pasur një konsideratë që në kohën kur ka qenë deputet dhe intelektual që i dilte zot çështjes tonë. Duke e parë si intelektualë që shkollimin e ka mbaru në Tiranë si kuadër i mirëfilltë, vendosa ti bashkëngjitem. Por përveç tij aty janë edhe shumë emra të njohur të profileve të ndryshme, të cilët meritojnë të kenë besimin e popullit shqiptar në Maqedoni. Këtë e dëshmon edhe platforma politike që flet për demokracinë, fjalën e lirë, dhe avancimin e çështjes shqiptare në Maqedoni. Vetë kjo parti frymon si demokratike pasi që lideri ka qeverisje të kufizuar.

Si e shihni Dibrën tani ?

Kolari: Dibra është në gjendje jashtëzakonisht të rëndë,  pasi që unë e shoh se tek rinia ka humbur shpresa fare. Dibra u shëndërrua në një fabrikë njerëzimi ku lind djali apo vajza, shkollohet, diplomohet dhe më në fund asimilohet duke u shpërngulur jashtë saj. Kjo ndodhë pasi që nuk ka perspektivë, zhvillim, ekonomi dhe projekte që mbajnë gjallë rininë. Andaj këtu duhet të hapen vende të reja pune, të shfrytëzohen resurset e Dibrës, pasi që si vend ka shumë resurse. Kemi banjat, liqenin, dhe pasuri të reja natyrore. Dibra nëse din të menaxhojë dhe di të punojë me popullin e vet që e ka jashtë Dibrës, ata mund të vijnë dhe të krijojnë kushte. Por duhet tu sigurohen kushtet si për shembull, siguria për të bërë biznes, kushtet elementare që mungojnë si në aspektin ekonomik, shëndetësor dhe sfera tjera. Nëse këto rregullohen këtu mund të bëhet një jetë e lumut dhe e bukur, pasi që kjo mungon. Këtu kemi frikë dhe mendime se si rinia të ikë jashtë.

Çka i duhet si masë emergjente Dibrës për ta rikthy sikur dikur që ka qenë si qendër dhe urë lidhëse në Ballkan ?

Kolari: Unë mendoj se së pari Dibrës i duhet plani urbanistik, që i mungon. Unë shikojë ndërtimet si bëhen sipas dëshirës së disa personave,dhe jo në bazë të parashikimeve planifikuese. Duhet hapja e vendeve të reja të punës, minifabrika, zhvillimi i bashkëpunimit ndërkufitar dhe një qeverisje e mirë komunale, por edhe në nivel qendror, duke larguar korrupsioni, servilizmi, nepotizmi dhe ti afrohet hapësirë kuadrove të mirëfillta dhe të dëshmuara që ka Dibra. Këtu marrë shembull veten time, ku pas 30 viteve erdha në Dibër, ku bleva një kompani të falimentuar në zero dhe sot kemi arritur ta zhvillojmë dhe të punësojmë dhe të mirëmbajmë shumë familje, që marrin rroga të rregullta. Por unë mendoj se nëse këtu ka një menaxhim të mirëfilltë, besoj se edhe këtu jeta bohet shumë e kënaqshme. Një shembull djali im, i cili ka lindur dhe i rritur në SHBA, kthehet në vendlindjen e babait, shkollohet në UEJL në Tetovë dhe më pas bën menaxhimin e kompanisë “Korabi”. Ai në të ardhmen ka edhe projektin që këtë kompani ta shëndërron dhe ta rris kapacitetin e saj.

Si e vlerësoni punën e kryetarit aktual Ruzhdi Lata ?

Kolari: Kryetari i Dibrës Ruzhdi Lata qysh në vitin 2013 dha shumë premtime për ta rregullu infrastrukturën e vendit, në mënyrë profesionale dhe ligjore. Mirëpo deri tash ne nuk kemi parë asnjë projekt apo punë të bërë, ashtu siç e kërkon ndërtimtaria dhe aspekti rregullues. Ai premtoi që edhe ekipa e futbollit të Dibrës “Korabi” të rikthehet dhe të rikthehet niveli i sporti, por për fat të keq rezultati është zero, sepse nuk ka dhënë asgjë. Ai premtoi ndërtimin e bregut të Liqenit të Dibrës ta ndërtojë, por atje për fat të keq janë bërë kasolla primitive dhe kundërligjore. Ai premtoi se do ti rrënojë këto ndërtime, ku është edhe shtëpia e tij luksoze, e cila vazhdon të jetë ashtu e kundërligjshme. Janë edhe varrezat e vjetra dibrane, u shëndërruan në varreza osmane, duke humbur gjurmët dhe të kaluarën tonë kombëtare.

Po të vjen dikush nga jashtë, do të shoh rrugë të tmerrshme, sikur në periudhën e mesjetës. Rruga është premtuar që nga fillimi i vitit, dhe ende nuk është as 20 për qind e realizuar. Kjo edhe më shumë ka vështirësuar, pasi që edhe më tepër është dëmtuar rruga. Por kjo ka dëmtuar shumë qytetarë, të cilët pësojnë dëme me makinat e tyre. Gjithashtu edhe bizneset që pësojnë dëme me makineritë e tyre, sepse kemi rrugë katastrofale.

A mendoni se nëse do të krijohen kushtet, dibranët do të kthehen nga diaspora ?

Kolari: Dibranët janë të gatshëm dhe mezi presin që të krijohen kushtet dhe menaxhimi i këtij i qyteti të jetë në nivelin e duhur, që ato të vijnë dhe të investojnë. Ata e kanë me kënaqësi këtë, dhe e kanë dëshmuar në shumë biseda dhe me shumë projekte. Por kjo nuk po ndodhë, pasi që kemi një pushtet që gjithçka keqmenaxhon dhe dëmton, duke i rrënuar imazhin Dibrës. Ambasadorët e huaj miqtë tanë që kanë ardhur këtu në Dibër, i kam shpejguar realitetin që është në Dibër.

Cili është mesazhi për dibranët këtu dhe jashtë ?

Kolari: Së pari duke qenë në momentet e zgjedhjeve parlamentare, unë i bëj ftesë të gjithë dibranëve që ti bashkëngjiten opsionit të çlirimit të shqiptarëve dhe adresa është LR-PDSH, sepse nga ky opsion fillon ndryshimi dhe një fillim i mbarë, që ky popull njëherë e përgjithmonë të largohet nga dëshpërimi, frika dhe paperspektiva./ina


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu