Ibrahimi: Edhe Qeveri edhe BDI, ollmaz doktor

Kryetari i Partisë Alternativa, Zeqirija Ibrahimi ka reaguar me një postim në rrjetin social Facebook lidhur me vendimin që u mor në takimin e sotshëm mes kryetarëve të VLEN-it dhe kryeministrit Mickovski që Taravari të nxirret nga Qeveria, shkruan InfoShqip.com

Ibrahimi i drejtohet Taravarit duke i thënë se: “Edhe BDI edhe Qeveri Ollmaz doktor”.

Në vazhdim postimi i plotë:

“Megjithatë, ia VLEN!
Politika joparimore e dy karrigeve dhe e qëndrimeve ku nuk merret vesh kush është partneri, kush është aleati e kush është oponenti, tashmë ka perënduar. Të gjithë që mendojnë se mund të luajnë ndryshe nuk mund të jenë partnerë tanë dhe të kësaj qeverie.
VLEN-i nuk mund të lejojë që në qeveri ta ketë partner edhe BDI-në përmes vegëzave ose veglave që janë kapur keq në rrjetin e Oligarkisë së Krimit e Korrupsionit.
Secili që dëshiron ta shpëtojë politikën e Soravisë, edhe nëse këtë e bën me sllogane patriotike dhe viktimizim “engjëllor”, duke e fshehur kështu kapjen në korrupsion, më parë mund të digjet e të përmbytet sesa ta realizojë operacionin e shpëtimit të atyre që tashmë janë bërë personazhe të listës së zezë amerikane.
Ne jemi përcaktuar për politikë parimore që e lufton krimin e korrupsionin, që i bën reformat në drejtësi dhe që u ofron jetë dinjitoze qytetarëve.
Edhe BDI, edhe Qeveri, ollmaz Doktor!” përfundon ai./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu