Ibrahimi kritikon ashpër librin “Jam mysliman” të Ben Blushit: Strategji provokimi për të shitur më shumë

Njëri prej liderëve të koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi ka dërguar kritika të ashpra ndaj librit më të ri të shkrimtarit Ben Blushi i titulluar “Jam mysliman”.

Në një postim në rrjetet sociale, Ibrahimi e cilëson librin si një publikim me “titull provokues” dhe akuzon autorin se, sipas tij, ndjek strategjinë e krijimit të qëllimshëm të polemikave për të tërhequr vëmendje dhe për të gjeneruar publicitet falas.

“Bëje një libër me titull provokues (si për shembull, “Jam mysliman” në analogji me “Vargjet satanike” etj.), shaji pak myslimanët, ofendo familjen e Profetit, ashtu që disa besimtarë myslimanë qafëshkurtër ta vërshojnë rrjetin me sulme e akuza, dikush edhe me ndonjë kërcënim, që i mundëson autorit edhe të viktimizohet nëpër emisione, duke i bërë kështu librit publicitet falas, ngase algoritmi veç e përsërit atë, dhe ja – autori brenda ditëve të panairit të librit në Tiranë e shet gjithë tirazhin, për disa ditë i mbledh disa dhjetëra mijë euro dhe deri në panairin e ardhshëm të librit mendon se cila do të ishte intriga e radhës për pazarin e radhës. Kjo është e a.q. letërsi shqiptare e ditëve tona në Tiranë. Ajo nuk matet më me mesazhet humane, as me gjuhën poetike, as me kompozicionin origjinal, as me rrëfimin, por thjesht dhe vetëm me sasinë e lekëve që fitohen”, ka shkruar Ibrahimi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu