Ibrahimi: Kur thotë Ahmeti se dëshirojmë ta bëjmë integrimin evropian, mendjen e ka te miliona eurot jo te integrimi i vërtetë

Sekretari i përgjithshëm i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi nga Tearca, tha se aktivizmi i tyre gati dhjetë vjeçar është dëshmi se ja vlen të bëhet lufta kundër një klike e cila ka arritur të pasurohet, duke gllabëruar pronën publike dhe pasurinë publike.

Ibrahimi duke folur për situatën politike, shtroi pyetjen se përse Vuçiqi është i shqetësuar nga humbja e Ali Ahmetit, çfarë e lidh atë me Ali Ahmetin.

“Pse Vuçiqi s’ka qenë asnjëherë i shqetësuar deri tani e tash qenka i shqetësuar?… Kur të thotë dikush jam shumë evropian në kllapa i bie të thotë i kam shumë qef eurot. Ata nuk e duan Europën, ata e duan vetëm valutën e Europës. Se nuk mundet që dikush që e vendos flamurin evropian që të bëjë ligj të kazinove, ai nuk është evropian. Nuk mund të bëhet evropian dikush i cili e vendos flamurin evropian te Kodi Penal që të shpëtoje Nikolla Gruevskin e Sasho Mijallkovin. Ai nuk është evropian. E tash supozoni figurat e listës së zezë e të krimeve e Nikolla Gruevski i Budapestit shpëtohen përmes votës fuqisë së BDI-së dhe LSDM, fatkeqësisht edhe të ASH-së në atë kohë, ato shpëtohen duke vendosur flamurin evropian, dhe ata akuzojnë sot se qenka antievropian”, tha Ibrahimi.
Ai shtoi se ata e dinë shumë mirë se kur thotë Ali Ahmeti ne duam ta bëjmë integrimin evropian ai nuk e ka mendjen te integrimi evropian, por e ka mendjen te disa miliona euro që ai i quan integrimi evropian.
Ibrahimi tha se oferta e tyre është morali jonë politike.

“Kjo i bie të mos gënjesh. Se të vu thuash shqiptarëve se ne kemi bë zhvillim ekonomik të kombit shqiptar, ndërsa në statistikat janë se 300 mijë shqiptarë të ri janë shpërngulur për shkak fukarallëkut, kjo i bie se t’i je duke rrejt. Tu thuash shqiptarëve se ne e kemi rregulluar arsimin shqip, kur nuk mundesh fëmijëve të Çashkës dhe Idrizovës të mësojnë në shqip, kjo i bie se je duke rrejt{, tha më tej Ibrahimi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu