Ibrahimi: Me Marrëveshjen e Ohrit shteti u definua si pronë e kombit maqedonas. Shqiptarët përsëri mbetën pakicë

Ish-kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi ka dhënë një opinion mjaft interesant rreth Marrëveshjes së Ohrit dhe të arriturat dhe dobësitë që janë edhe sot pas 25 vitesh, transmeton InfoShqip.com

Postimi i plotë:

“Vërtet Marrëveshja e Ohrit ka merita, sepse e ndali konfliktin, e korrigjoi pabarazinë në Maqedoni, e ngriti përfaqësimin e qytetarëve joshumicë, e mundësoi avancimin e përdorimit të gjuhës shqipe dhe i dha udhë decentralizimit, por nuk mund të mos e themi sa herë që bie kjo temë se kjo marrëveshje, që më 13 gusht 2001 u nënshkrua edhe me presion të përfaqësuesit politik të UÇK-së, nuk zgjidhi gati asgjë nga synimet fillestare të UÇK-së.

– Me Marrëveshjen e Ohrit shteti u definua si pronë e kombit maqedonas (si bartës i sovranitetit) dhe bashkësive etnike (ose pakicave).

– Me Marrëveshjen e Ohrit shqiptarët përsëri mbetën pakicë. Në vend “pakicë etnike”, siç emërtoheshim para vitit 2001, me Marrëveshjen e Ohrit u quajtëm “bashkësi etnike”, që është një eufemizën për “minoritet”.

– Me Marrëveshjen e Ohrit gjuha shqipe mbeti gjuhë e pakicës, e kufizuar dhe përkufizuar ashtu edhe në dispozitat e mëvonshme ligjore.

– Me Marrëveshjen e Ohrit përfaqësimi i drejtë dhe adekuat mbeti në vullnetin e qeverive, pa u bërë detyrim kushtetues dhe ligjor.” – ka shkruar Ibrahimi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu