Pas reagimeve te shumta lidhur me deklaraten e shefes se diplomacise shqiptare zonjes Spiripali, e cila shqiptaret i vuri ne nje rrafsh me nje “grusht” maqedonasish ne Shqiperi, ka reaguar edhe Zeqirja Ibrahimi, perfaqesues i larte i koalicionit VLEN.
Po ju sjellim reagimin e tij te teresishem:
“Shefja e diplomacisë shqiptare nuk tha diçka që ne nuk e kemi ditur, madje sa herë që unë e kam thënë, më binin në qafë injorantët mendjecekët me akuza nga më bajatet.
Se “shqiptarët në RMV janë minoritet”, këtë e dimë, znj. Spiropali, por pyetja është se a e dini ju se ne jemi definuar kështu në preambulën e kushtetutës së dalë nga Marrëveshja e Ohrit dhe se ajo kushtetutë është bërë pas konfliktit të vitit 2001?
Nëse zonja ministreshë dëshironte më shumë informacion, mund ta pyeste “liderin flokëbardhë” se si u bë që edhe pas luftës së UÇK-së, pas gjithë atyre dëshmorëve të rënë dhe pas gjithë atij dëmi që e shkakton secila luftë, shqiptarët të futen në konflikt si minoritet dhe të dalin prapë si minoritet? Pse “lideri flokëbardhë” ka pranuar të mbetemi ne minoritet siç edhe kemi qenë me kushtetutën e vitit 1991?
Pra, pyetja themelore nuk është “A jemi minoritet?”, porse “Pse jemi minoritet dhe kush na ka lënë minoritet?”.
Hemingueji do thoshte “Dhe, mos pyet për kë bie kambana!”.
Reagimin e këtillë zoti Zeqirja Ibrahimi w ka publikuar ne profilin e tij të Facebook.










