Ibrahimi ‘thumbon’ Kurtin në ditën e Lidhjes së Prizrenit: Ne nuk krenohemi me ata që nuk dinë a janë burra apo gra

Sot janë bërë 146 vjet nga themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Me rastin e kësaj dite të shënuar, figura të shumta publike dhe politike kanë nderuar dhe lartësuar ata që janë cilësuar si krenaria e kombit dhe identiteti i Lidhjes së Prizrenit.

Sekretari i Alternativës Zeqirija Ibrahimi me një shkrim në profilin e tij në Facebook ka shkruar se Haxhi Ymer Prizreni, Abdyl Bej Frashëri dhe Sulejman Vokshi janë krenaria e kombit dhe e Lidhjes së Prizrenit.

Postimi i plotë i Zeqirija Ibrahimit:

“146 vjet nga Lidhja e Prizrenit
Haxhi Ymer Prizreni, Abdyl bej Frashëri dhe Sulejman Vokshi janë krenaria e kombit tonë dhe identiteti i Lidhjes së Prizrenit.
Prandaj ne, shqiptarët, nuk mund të krenohemi me ata që akoma nuk e dinë a janë burra apo janë gra.
Lidhja është gjallë tashmë 146 vjet.”

Ajo që mbetet dilemë ështe se a po e ‘thumbon’ ‘Vetëvendosjen’ dhe kryeministrin e Kosovës njëri nga figurat kryesore të ‘Alternativës’ dhe koalicionit ‘VLEN’?

Kujtojmë se para disa ditësh në Prishtinë u mbajt ‘Parada e Krenarisë’ për mbështetjen e personave LGBTI+, ku në këtë paradë morën pjesë figura të larta politike, kryesuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga disa ministra të qeverisë dhe kryetari i komunës së Prishtinës Përparim Rama. /InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu