Ibrahimovic bëhet viral në rrjete sociale, thyen xhamin e autobusit pas fitores ndaj Atalantës

Zlatan Ibrahimovic është fenomenal. Pas fitores kundër Atalantës ai takoi të gjithë shokët e skuadrës për t’i përgëzuar, edhe pse vetë nuk luajti. Suedezi po e shijon atë që shokët e tij po bëjnë në fushë dhe ai po e jep kontributin e tij edhe pa luajtur, për shkak të dëmtimeve të fundit.

Adrenalina e tij është e pashmangshme dhe një video para ndeshjes është bërë virale.

Teksa autobusi i futbollistëve po shkonte në San Siro, Ibra po festonte nga brenda dhe me grushte ai arriti të thyente xhamin e përparmë të autobusit.

Video sigurisht u bë virale më pas.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu