Ibrahimovic i ofrohet Real Madridit

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në median spanjolle “Don Balon”. Bëhet fjalë me të ardhmen e Zlatan Ibrahimovic, e cila lidhet me Realin e Madridit.

Mësohet se agjenti i suedezit, Mino Raiola, i ka ofruar madrilenëve sulmuesin 38-vjeçar, i cili është në prag “divorci” me Milanin, teksa dëshiron të vazhdojë karrierën në nivele me të larta.

Edhe pse në dukje e çuditshme që Reali të afrojë një sulmues në moshë të madhe si Ibra, lëvizjet e çuditshme në merkato na kanë mësuar që kurrë mos të themi kurrë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu