Ibrahimoviç rikthehet në kombëtare?

I mrekullueshëm Zlatan Ibrahimovic, pavarësisht viteve të fundit të lojës, mund të luajë sërish në fanellën e kombëtares suedeze në kualifikueset e ardhshme për Kampionatin Evropian 2024.

Ibrahimović është rikthyer në stërvitje dhe dalëngadalë po ia lë pas lëndimin. Suedia së fundmi ka pasur probleme në sulm edhe pse në vitet e tij, Ibra ka ende shumë për të treguar.

Herën e fundit që ai luajti për Milanin e tij ishte në maj të vitit të kaluar, i cili u pasua nga një lëndim në gju dhe ai bëri një operacion, Trajneri i kombëtares suedeze, Janne Andersson e ka pritur me fjalë rikthimin e Ibrahimovic.

“Kemi dëgjuar nga njëri-tjetri kohët e fundit. Jemi në marrëdhënie të mira. Nëse ai arrin të rikuperohet plotësisht dhe nëse ndihet mirë, padyshim që do të jetë interesant për ne si një opsion sulmues. Mosha nuk ka rëndësi, nuk më shqetëson forma e tij. Ai jep shumë në dhomën e zhveshjes dhe në fushë. Më magjeps se si ndikon te lojtarët e rinj”, tha Anderson.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu