Icardi mbetet një fiksim, GDS: Juve mund ta shkëmbejë me një mesfushor

Juventus dhe PSG mund të bëjnë një shkëmbim në janar. Bardhezinjtë janë në kërkim të një sulmuesi dhe Mauro Icardi mbetet një dëshirë e tyre në merkato. Gazzetta dello Sport shkruan se këtë herë kjo lëvizje mund të mbyllet me sukses dhe çelësi është një lojtar i Juventusit.

Bëhet fjalë për mesfushorin Arthur Melo, që klubi nga Torino e ka ofruar në disa klube të tjera.

Shkëmbimi me Icardin do të ishte një lëvizje e zgjuar dhe PSG është në kërkim të një mesfushori. Braziliani është një opsion.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu