Ideja e Taravarit për bashkim me opozitën po merr përkrahje nga anëtarët e kuvendit të ASH-së?

Burime partiake brenda Aleancës për Shqiptarët bëjné të ditur për portalin Pressonline se në vijimë është procesi i mbledhjes së nënshkrimeve nga anëtarët e Kuvendit Qendror të ASH-së në mbështetje të Arben Taravarit.

Siç mëson PRESSonline, vetëm mbrëmë janë mbledhur mbi 80 nënshkrime nga anëtarët e Kuvendit Qendror të ASH-së në mbështetje të Taravarit, ndërsa procesi vijon. Kuvendi Qendror i ASH-se numëron 135 anëtare përfshirë edhe kryetarin e KQ – Ziadin Sela.

Me mbledhjen e nënshkrimeve synohet ti jep mbështetje propozimit të kryetarit Arben Taravari – për bashkim me opozitën shqiptare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu