Igor Jug, dje ka dalë nga burgu i Shutkës, pasi që i skadoi paraburgimi tetë ditor, por menjëherë pas kësaj është dërguar në Prokurorinë Themelore Publike për tu marrë në pyetje për një tjetër vepër penale. Për shkak se ekziston mundësia që ai të ik dhe në këtë mënyrë të pengohet në procedurën hetimore, si dhe mundësia që ta përsëris veprën penale, njofton IfnoShqip.
Siç thonë nga Prokuroria Themelore Publike, propozimi është dorëzuar pasi që nga provat e mbledhura deri më tani është zbuluar se përveç për vepër penale, posedim, ndërmjetësim dhe tregti me armë ose materiale shpërthyese, ekziston dyshim bazë se i dyshuari ka qenë edhe udhëheqës i turmës në ndodhitë e 27 prillit në Kuvendin e R. Maqedonisë.
Nga Prokuroria shtojnë se prokurori publik kompetent ka sjell urdhër për hapjen e procedurës hetimore për veprën penale – pjesëmarrje në turmë e cila do të kryej vepër penale, për të cilën parashihet dënim me burg nga 1 deri në 10 vjet./InfoShqip.com










