Ikin 4 ministra, Theresa May vihet në vështirësi

Theresa May është ndoshta tani në momentin më të vështirë të karrierës së saj. 4 ministra kanë dhënë dorëheqjen një ditë pas një mbledhjeje maratonë ku u diskutua marrëveshja për daljen nga BE.

Është larguar ministri për BREXIT, Raab, zv.sekretarja për BREXIT, Suella Braverman, ministrja e punës, Esther McVey, një mbështetëse e bindur e ndarjes nga BE dhe zv.sekretari për Irlandën e Veriut, Shailesh Vara.

Monedha britanike është ndërkohë në rënie të lirë në tregje. Kryeministrja britanike paralajmëroi pas mbledhjes se “Brexit do të ketë dhe një referendum i dytë është i pamundur”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu