“Ilir kujdes së do të heq”, Arian Çani befason me deklaratën: Arsyet e vërteta të shkarkimit të presidentit

Gazetari Arian Çani ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Ai tha se Presidenti Meta edhe mund të mos ishte shkarkuar.

Sipas Çanit, presidenti ka nervozuar Ramën duke mos i dekretuar ministrat dhe duke e detyruar atë të qëndrojë ministër i Jashtëm.

“Ia lanë në dorë të gjitha të gjatit, pse të mos luaj ai. Unë po të isha në vend të tij do bëja edhe më keq. Përtej diskurit politik unë mendoj se politikisht Meta rriskoi fort, u bë palë, çfarë nuk bëri gjatë fushatës, nuk pati asnjë lloj freni dhe prapë mund të them që mund të rrinte, por ai e ka nervozuar Ramën disa herë dhe e detyroi të ishte ministër i Jashtëm se nuk i firmoste dekretet.

Deri në fund të mandatit të dytë edhe mund ta shtynte me atë “Ilir kujdes së do të heq”, tani me të tretin të cilin e dinte që do ta merrte është ndryshe. Meta ka qenë mbrojtës i demokracisë në shumë raste në vend, por problemi nuk është të jesh më i miri, por më i forti”, – tha Çani për MCN Tv.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu