Ilir Metën e kap ‘ankthi’ parazgjedhor, del me thirrjen e fuqishme për shqiptarët

Presidenti Ilir Meta ka dalë me një reagim në Facebook, ku u drejtohet shqiptarëve me thirrjen e fortë. Meta u kërkon të verifikojnë qendrat e votimit dhe të aplikojnë për të rinovuar kartën e identitetit.

Postimi i Metës:

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të verifikojnë që tani ku e kanë qendrën e votimit!

U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të rinovojnë kartën e identitetit, siç bëra unë!

Nëse nuk i lënë apo u krijojnë probleme, do të hapet edhe një portal për qytetarët në Institucionin e Presidentit, që të informojnë për shqetësimet apo presionet që u bëhen për zgjedhjet.” – shkruan Meta.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu