Ilire Dauti: Askush nuk ka të drejtë ta ndajë ASH-në

Deputetja e ASH-së, Ilire Dauti në Klan Debat u deklarua se në organet partiake nuk ka ardhur asnjë ofertë koalicionimi për zgjedhjet parlamentare. Prandaj sipas saj, nënshkrimet e mbledhur nga kreu i partisë, Arben Taravari nuk mund të jenë të vlefshme.

“Në ASH në momentin që po flasim nuk ka ofertë se për çfarë mund të nënshkruajnë anëtarët e Kuvendit të ASH-së… Ne nuk kemi propozuar kryetar partie në rrjete sociale dhe as ai neve nuk na ka propozuar në rrjete sociale”, shprehet Ilire Dauti.

Duke komentuar zhvillimet e fundit brenda Aleancës për Shqiptarët në emisionin Klan Debat, deputetja e kësaj partie Ilire Dauti është shprehur se kjo parti nuk do të ndahet.

Përçarjet në ASH sipas saj, gatuhen nga qendra të ndryshme që nuk ia duan të mirën kësaj partie.

“ASH nuk do të ndahet për shkak se askush nuk e ka këtë të drejtë”, tha Dauti./KlanMaqedoni


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu