Policia njofton për një incident të armatosur që ka ndodhur në fshatin Bojanë të komunës Saraj, raporton Gazeta Lajm.
Incidenti ka ndodhur mbrëmë, 40 minuta pas mesnate. Deri sa personi N.Z. (33) nga fshati Bojanë, me veturë ka vozitur në drejtim të shtëpisë, drejt tij ka shtënë me armë zjarri nga një person tjetër nga vetura e llojit Audi.
Nga plumbi i armës është thyer një xham I veturës së llojit “Ford KA”. Pas këtij incidenti N.Z. ka shkuar në shtëpi prej ku e ka denoncuar rastin në polici. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr masa për ndriçim të rastit.