Incident i pazakontë dhe alarmues në Mekë: automjeti përplaset në Xhaminë e Madhe (VIDEO)

Një ngjarje e pazakontë dhe alarmuese ka ndodhur në Mekë, në kompeksin e Qabesë, Xhamisë së Madhe, vendi më i shenjtë islam.

Një automjet rendi me shpejtësi drejt kompleksit të adhurimit, duke goditur një nga dyert e jashtme të saj, sipas agjencisë së lajmeve SPA.

Pamjet tregojnë automjetin që përplaset nëpër barrikada të vendosura rreth oborrit të jashtëm të xhamisë përpara se të godasë një portë e të ndalet aty.

Autoritetet e sigurisë kanë nisur një hetim për incidentin. Shoferi u arrestua dhe po merret në pyetje, por nuk janë dhënë më shumë detaje.

Nuk ka asnjë informacion as për ndonjë person të lënduar.

Xhamia e Madhe në Mekë nuk është vetëm një vend i shenjtë, por dhe një vend me shkallë të lartë sigurie në çdo kohë e moment.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu