Incident në avion, tifozët sllovak arrestohen në Aeroportin e Shkupit

Një tifoz sllovak mbrëmjen e djeshme u arrestua në Aeroportin e Shkupit për sjellje agresive gjatë fluturimit nga Sllovakia, ndërsa 10 të tjerëve nuk u lejua hyrja në vend për arsye sigurie, përcjell TV21. Nga Policia njoftojnë se ndaj personit L.T. do të dorëzohet kallëzim përkatës.

“Më 10.12.2025 rreth orës 20:30, në SPB-Shkup, shërbimet e Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit dhe Qendra Rajonale për Punë Kufitare Veri raportuan se në një aeroplan që vinte nga Sllovakia, disa persona nën ndikimin e alkoolit, pjesë të një grupi tifozësh, nuk respektonin rregullat gjatë fluturimit dhe pas uljes, silleshin në mënyrë agresive dhe shqetësonin pasagjerët e tjerë dhe ekuipazhin.

Policët mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe pas marrjes së masave arrestuan L.T. (38) nga Sllovakia, ndërsa 10 persona të tjerë, gjithashtu nga Sllovakia, nuk u lejuan të hynin në vend për arsye sigurie. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër L.T. do të dorëzohet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu