Sot në ora 5 e 10 minuta të mëngjesit në lagjen Proevce në Kumanovë është djegur një veturë e llojit Golf, raporton Gazeta Lajm.
Sipas policisë vetura ka qenë me targa të Tiranës dhe pronë e personit me iniciale R.H. shtetas i Shqipërisë.
Vetura është djegur disa minuta pasi është parkuar para një hoteli në këtë lagje. Policia po merr masa për ndriçimin e rastit.