Incidente në protestën e sotme në Athinë

Siç raportojnë nga AIM, incidente kanë ndodhur para Kuvendit të Greqisë gjatë protestës në Athinës, që u organizuar kundër marrëveshjes së Prespës.

Një grup i personave të maskuar me flamuj grekë të grupeve ekstreme të djathta kanë tentuar të depërtojnë kordonin e policisë afër monumentit të ushtarit të panjohur para Kuvendit grek.

Ata, me gjësende, shishe dhe materiale piroteknike e kanë sulmuar policinë greke, e cila është përgjigjur me bomba lotsjellës. Drejt policisë janë hedhur edhe ngjyra.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu