India kapërcen Rusinë me numrin e të infektuarve: Konfirmohen 700 mijë raste

India ka kapërcyer Rusinë me numrin e rasteve me koronavirus, duke u bërë kështu vendi i tretë në botë me rreth 700 mijë raste të konfirmuara.

Të dhënat e ministrisë së shëndetësisë të hënën treguan më shumë se 23,000 raste të reja të raportuara në 24 orët e fundit.

Ka pasur pothuajse 20,000 vdekje në Indi që nga rasti i parë u zbulua atje në janar. India tani është vendi i tretë në botë i prekur më keq, vetëm pas Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit.

Zyrtarët thanë se kishin kthyer mbrapsht një vendim për të rihapur Taj Mahal, atraksionin më të famshëm turistik të Indisë, në qytetin Agra, 200 km (125 milje) në juglindje të Neë Delhi, të hënën, pas një numri të rasteve të reja në zonë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu