Industria turke e mbrojtjes do të prezantohet me 41 kompani në ADEX, Panairin Ndërkombëtar të Armëve dhe Pajisjeve Ushtarake në Azerbajxhan, një panair prestigjioz i armëve në rajonin e Kaukazit Jugor dhe Azisë Qendrore.
Industria e Mbrojtjes Turke (SSB) njoftoi se ADEX do të mbahet për herë të katërt këtë vit, organizuar nga Ministria e Industrisë së Mbrojtjes së Azerbajxhanit dhe Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit.
Panairi i armëve do të mbahet në Baku, kryeqyteti i Azerbajxhanit, nga data 6 deri më 8 shtator.
ADEX mbahet çdo dy vjet, kurse për herë të parë është organizuar në vitin 2014.