Infografik: Kush janë aktualisht njerëzit më të vjetër në botë?

Lucile Randon, personi më i vjetër në botë, vdiq në moshën 118-vjeçare. Randon, e cila mori emrin Motra Andre kur u bashkua me Urdhrin Bamirës Katolik në 1944, vdiq në gjumë në një shtëpi të moshuarish në qytetin francez të Toulon, ku ajo jetonte, transmeton InfoShqip.

Randon lindi më 11 shkurt 1904 dhe ishte personi më i vjetër i gjallë në botë sipas Listës Botërore të Superqindës të Grupit Kërkimor Gerontologjik (GRG).

Njerëzit më të vjetër sot janë të gjithë gra

Tani personi më i vjetër është 115-vjeçarja Maria Branyas Morera, një grua e lindur më 4 mars 1907 në shtetin amerikan të Kalifornisë dhe tani jeton në Spanjë.

Lista e personave më të moshuar kryesohet nga gra, shumica e të cilave kanë lindur në Japoni (4). Tre kanë lindur në SHBA dhe një në Brazil.

Personi më i vjetër ndonjëherë, mosha e të cilit u konfirmua, ishte Jeanne Calment (1875-1997) nga Franca, e cila jetoi 122 vjeç./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu