Iniciativa e politikanes serbe: Burg kush flet keq për Vuçiçin

Ana Grozdanoviç, politikane serbe dhe shpresa e re e SPS-së së Daçiçit, tregoi se niveli i adhurimit ndaj Aleksandër Vuçiçit nuk ka kufi.

Një anëtare e Bordit Kryesor të Partisë Socialiste të Serbisë dhe, besoni apo jo, një e diplomuar në drejtësi, ka nisur një iniciativë në profilin e saj në Instagram për të dënuar çdo koment negativ për imazhin dhe veprimet e Presidentit të Serbisë – me burg.

“Do të kërkoja nga kolegët e mi politikë që janë ulur në bankat e përfaqësueses të ngrenë zërin dhe të luftojnë për një ligj që do të dënojë këdo që lë komente të këqija ndaj presidentit të vendit dhe për plane të tjera më serioze kundër presidentit, madje me dënime të rënda, që më në fund të mësojnë të vijnë në vete dhe ta mbrojnë presidentin në çdo mënyrë, sepse e gjitha kjo është e planifikuar për t’i shteruar energjitë e tij në momentin kur vendimet e mëdha janë përpara!”, ka shkruar Ana Grozdanoviç.

Siç dihet, ndër “vendimet e mëdha” përpara të Vuçiçit është ai mbi Kosovën. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu