Inspektorati shtetëror i punës vërtetoi se drejtori i përgjithshëm i Ndërmarrjes Publike Ujësjellës dhe Kanalizim, Aleksandar Atanasov nuk ka diplomë, njoftuan nga Sindikati i punëtorëve.
Pas kontrollit të kryer, Inspektorati Shtetëror ka vërtetuar se gjatë kohës së marrjes së vendimit për emërimin në drejtor, Aleksandar Atanasov nuk ka pasur dëshmi për kryerjen e arsimit të pranuar në Maqedoni.