Inspektorati i vë drynin spitalit “Sante Plus”

Inspektorati sanitar dhe shëndetësor i vë drynin Spitalit privat “Sante Plus”. Sipas njoftimit të Inspektoratit, pas hetimit të jashtëzakonshëm ka konstatuar shkelje dhe parregullsi pas çka i është urdhëruar ndalimi i veprimtarisë deri në anashkalimin e parregullsive dhe shkeljeve të konstatuara.

Vendimi i inspektoratit sanitar dhe shëndetësor vjen pak ditë pas vdekjes së 31 vjeçare nga Kërcova e cila në këtë spital ka kryer lindje cezariane. Arsye për vdekjen e saj mësohet të ketë qenë prezenca e anestezisë së madhe në trup, gjë që ka çuar deri në bllokimin e plotë të organeve të frymëmarrjes.

Në reagimin e parë pas vdekjes së 31 vjeçares, nga “Sante Plus” javën që lamë pas njoftuan se pacienti nuk ka vdekur në hapësirat e spitalit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu